Tërheqja e diplomatëve, qe pse u ‘ftofën’ marrëdhaniet Serbi-Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka theksue se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe në Maqedoni, erdhi mvasi që autoritetet përkatëse kanë paraqite dëshmi për nji veprim ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë.

“Organet tona kompetente konfirmuen dhe parashtruen argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë”, deklaroi Vucic para gazetarëve.

Presidenti serb nuk ka dashtë me paraqitë detaje të tjera, por ka nënvizue se “për shtatë deri dhetë ditë, gjanat kanë me qenë ma të qarta”.

Vucic njiherit ka theksue se megjithatë, Serbia ka me vazhdue me kultivue marrëdhanie miqësore me Maqedoninë.