Tërmet 4.4 ballë në veri të Shqipnisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndje mëngjesin e së Premtes, rreth orës 06:08 në veri të Shqipnisë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit dhe me thellësi 10 kilometra.

Po ashtu, nga të dhanat e para seizmiologjika bahet e ditun se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitutë 4.4 ballë.