Tërmet 5.7 shkallësh godet Californinë

Nji tërmet me magnitudë prej 5.7 shkallësh ka godit Petrolian në Californi.

Simbas raportimeve dridhjet janë ndigjue në’orët e mbasdites simbas kohës lokale.

Fillimisht asht raportue se fuqia e tërmetit ka qenë 5.6 shkallë.

Simbas matjeve gjeologjike të SHBA’ve, tërmeti ka qenë prej 5.7  me epiqendër  204 kilometra nga perëndimi i Ferndale në Oqeanin Paqësor.

Mbas kësaj dridhje të fortë nuk pritet me pasë cunami.