Tërmet i fuqishëm goditi Shkupin

Mëngjesin e sotëm, n’ora 6.57, qytetarët e Shkupit u shqetësuen nga nji tërmet i cili u ndje fuqishëm në qytet.
Simbas Qendrës Seizmike Europiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodh rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmetin e kanë ndje fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës.

Nuk ka të dhana për dame eventuale.