Tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës, panik mes banorëve (foto)

Nji tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka trondit banorët e ishullit Gavdos, në jug-lindje të Kretës.

Tërmeti asht regjistrue 30 minuta mbas mesnate dhe epiqendra e tij ishte në zonën detare 426 km në jug të Athinës, në nji thellësi prej 8 km.

Lëkundjet sizmike janë ndje pothuejse në të gjithë ishullin e Kretës, tue shqetësue banorët.

Simbas specialistëve të Organizmit Antisizmik, tërmeti asht shkaktue si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës, nji fenomen plotësisht i natyrshëm dhe që nuk duhet pa me shqetësim.

Gjithashtu, sizmologët theksojnë se kjo lëkundje nuk ka asnji lidhje me tërmetet që goditën ishullin Kos, nji prej të cilëve me magnitudë 6.4 ballë, shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve.

 

Image