Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipnisë

Nji tërmet i fuqishëm asht shenue n’orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të Shqipnisë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndje në Gjirokastër dhe Sarandë n’orën 04.22 të mëngjesit të së Shtunës, tue krijue panik te pushuesit.

Mësohet se fortësia e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e kanë pas epiqendrën në Gjirokastër por janë ndje edhe në zonat përreth.

Fatmirësisht nuk flitet për dame materiale dhe as të lënduem në njerëz.