Tërmet i ri në Shkup me epiqendër në Haraçinë!

Nji tërmet i ri, i përcjellë me buçitje, asht regjistrue në Shkup edhe sot në orën 11:50.

 

Tërmeti asht ndje në rajonin qendror dhe në periferi dhe raportohet se ka qenë me fuqi prej 2,3 ballë simbas shkallës së Rihterit.

 

Epiqendra e tërmetit ka qenë te fshati Haraçinë.

 

Sot persëri qytetarët të friguem kanë dalë në rrugë, kurse fëmijët në oborret e shkollave, raportojnë mediat lokale.