Tërmet në Itali, ka të vdekun dhe shumë të plagosun (video)

Panik në Ischia të Italisë mbas wëkundjes së fortë të shkaktueme nga tërmeti me magnitudë 4.

Dridhja asht ndje rreth orës 20:57, e cila ka goditë ishullin dhe brigjet.

“Nji tronditje dhe mandej errësirë”, tregojnë dëshmitarët, të cilët kanë dalë menjiherë në udhë.

Mediat italiane shkruejnë se tërmeti ka shkatue shumë dame në veri, në komunën Casamicciola, ku në sheshin Maio asht shembë nji ndërtesë. Gjithashtu, asht shkatërrue edhe kisha e Purgatorit.

Simbas mediave italiane, shumë hotele janë të izolueme. Nga të dhanat e para raportohet për 2 persona vdekun, të pakten 39 të plagosub si dhe disa të humbun.