Tërmet në oqean, alarm për tsunami në Australi

Nji tërmet i fuqishëm ka ra në oqeanin Indian në brigjet e Australisë. Siç bajnë të ditun mediat angleze, tërmeti asht 6.1 i shkallës Rihter.

Ndërkaq, në tokë asht dhanë alarmi për nji tsunami të mundshëm.

Tërmeti ra 1704 kilometra larg bregut të “Queenstown” rreth orës 8.58 të mëngjesit simbas orë lokale.

“Informacioni paraprak tha se, tërmeti kishte nji thellësi prej 15 km (9 milje)”, shkruen “The Independent”, tue citue mediat dhe shërbimet meteorologjike vendase.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thanë së tërmeti ishte të paktën 5.9 ballë me nji thellësi prej 10 kilometrash.