Tërmetet, ky lajm për Kosovën ka me ju shokue!

Me dheta tërmete kanë ndodh muejt e fundit në vendet e Mesdheut.

Vetëm ditën e kalueme ranë dy tërmete të njimbasnjishme në Turqi, ndërsa para disa ditësh nji lëkundje e fortë tërmeti asht regjistrue persëri në Italinë Qendrore mëngjesin e së Diellës.

Simbas të dhanave tërmeti ka pasë nji fuqi prej 6.1 ballësh.

Qandra Seizmologjike Europiane-Mesdhetare ka thanë se edhe territori i Kosovës ban pjesë në zonën ku rreziku seizmik asht i madh, shkruen Express.

Qendra Seizmologjike Europiane-Mesdhetare tha për gazetën se sa i përket Kosovës, vendi asht pjesë e rajonit të Ballkanit, ku rreziku seizmik asht i madh.

“Prandaj, nji tërmet si ato në Itali ka mundësi me ndodhë gjatë nji periudhe të gjatë kohore, por askush nuk e di nëse ka me ndodhë nesër apo mbas nji shekulli.” thuhet në përgjigje.

Qëndra Seizmologjike në fjalë ka shpjegue se simbas kontekstit global arsyeja që po bien tërmete në këtë periudhë asht se po ndodh përplasja mes pllakave afrikane që lëvizin drejt veriut me ato euroaziatike.

Megjithatë ajo ka thanë se ende nuk ka nji konfirmim se a ekziston nji lidhje midis tërmeteve në Itali me tërmetet që ranë në Maqedoni e Turqi.