Tërmeti e tronditi përseri Italinë!

Friga nga tërmeti ka ‘mbërthye’ persëri Italinë Qendrore, e cila asht godit mëngjesin e sotëm nga nji lëkundje 4.8 ballë.
Mesohet se epiqendra ka qenë mes Maceratas dhe Umbrias.

Lëkundjet që u ndjen edhe në Ancona, u regjistruen rreth orës 8:56.
Sakaq, njerëzit të tmerruem kanë dalë nepër rrugë, ndërsa nuk dihen nëse ka të lenduem apo jo.

Mediat italiane bajnë me dije se forcat e ndihmës së parë dhe zjarrëfikëset ndodhen në terren, për me ju dalë në ndihmë qytetarëve.

Vetëm para pak ditësh, nji tërmet i fuqishëm prej 6.5 ballë goditi të njajtën zonë, tue shkatërrue disa godina, ndërsa mbi 40 mijë persona kanë mbet të pastrehë.

Por nuk kanë mungue edhe lëkundjet pasuese, të llogarituna në 200 të tilla.

Epiqendra e tërmetit të 30 Tetorit, lëkundje që u ndjenë edhe në Umbria, Ankona dhe Romë, ka qenë komuna e Norcias, mes Perugias e Maceratas, në nji thellësi prej 10 km.