Tërmeti në Itali, a kishte ‘gisht’ Mafia?

Dy prokurori, ajo e Ascolit dhe ajo e Rietit kanë hapë hetimet mbas tërmetit në Itali që ka shkaktue të paktën 290 viktima, për të zbulue shkakun e nji numri kaq të madh ndërtesash të rrxueme.

Nji ndër rastet që ka me u marrë në analizë asht shkolla e Amatrices, e cila ishte rikonstruktue në vitin 2012, por u shemb e gjitha. Kanë me u hetue materialet e përdoruna për ndërtimin e saj, si dhe procedurat e ndjekuna.

“La Repubblica” shkruen se ka dyshime që në rindërtimet e kohëve të fundit ka mujt me pasë abuzime, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e korrupcionit apo infiltrimit të elementëve kriminalë në këtë proces. Për këtë shkak, ka me pasë nji koordinim me Prokurorinë speciale anti-mafia.

Gjatë mbasdites së sotme, toka asht lëkundë sërish nga nji tërmet 4.6 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër pranë Arquata del Tronto (Ascoli Piceno).