Tërmeti në Meksikë: Bota mahnitet me qenin që pshtoi 52 jetë njerëzish

Nji qen ka marrë epitetin e heroit mbasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuemve mbas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.

Qeni me emnin Frida, që punon për autoritetet shtetnore, ka ba kërkime nëpër gërmadhat e ndërtesave të shkatërrueme, tue ba që disa njerëz me pshtue, mbasi u gjetën nga qeni.

Simbas policisë, përgjatë karrierës së tij, ka pshtue 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.

Fridën e ka nderue edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkrue në Twitter tue lavdue punën e kafshës.

Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjanat e forta.