Tërmeti n’Ekuador 350 të vdekun, Presidenti thotë pritet me u rrit numri i viktimave

Numri i të vdekunve nga tërmeti i fortë që goditi Ekuador’in asht rrit në 350, dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim për të mbijetuemit në rrënojat.

President Rafael Korea, e ka shprehur frigën se numri i të vdekune ka me u rritë në në mënyrë të konsiderueshme.

Përndryshe, nji tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës goditi Ekuador të Shtunën në mbramje, ku shtëpitë u rënuen e disa qytete thuejse u rrafshuen me token.

Presidenti Korea dje vonë vizitoi zonat e prekura nga tërmeti.

Autoritetet ekuadoriane në krahinat që u goditën më së keqi nga tërmeti shpallen gjendjen të jashtëzakonshme, dhe në nivel të të gjithë vendit “situatë emergjente”.

Ndër qytetet që asht tue vuejt ma s’shumti nga shkatërrimi asht Pedernales, ku kryetari i bashksisë, Gabriel Alsivar tha se nën rrënoja janë gjet mbi 400 të vdekun.