Tërmeti trondit Shqipninë, epiqendra ishte në Maqedoni

Nji tërmet tronditi Shqipninë juglindore, ndërsa lekundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe fshatrat përreth, rreth orës 18:35 minuta.

Tërmeti në Tiranë arriti shkallën 4.8 ballë, ndërsa në Maqedoni, aty ku ishte edhe epiqendra lëkundjet shkuen në 5.1 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndje ma tepër në pjesën juglindore të Shqipnisë, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometër në tokë.

Raportohet se lekundjet janë ndie edhe në qytete të tjera të Shqipnisë së mesme.

Shqipnia ban pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipnia Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).