Terrnava me Erdoganin, e quen terroriste organizaten e Gulenit!

Nji grup i studiuesve islamë nga vendet europiane dhe aziatike, janë mbledh në Stamaboll për nji samit, në të cilin asht diskutue për grupin e gulenistëve (Feto), i cili akuzohet se asht mbrapa tentim puçit ushtarak të 15 Korrikut në Turqi.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në fjalën e tij Tërnava ka thanë se klerikët myslimanë kanë refuzue të kenë ndonji bashkëpunim me organizatën, të cilën ai e ka quejt terroriste të Fetullah Gulenit.

 Ai ka thanë se ky grup ka pasë prezencën e tij në Kosovë qysh mbas përfundimit të luftës në Kosovë, ku simbas Tërnavës ka tërheq mbas vetës shumë politikanë e intelektualë.

“Ky grup terrorist së pari ka ardh në Kosovë në vitin 1999 kur përfundoi lufta dhe tërhoqi mbas vetes shumë akademikë, politikanë, intelektualë. Na, si klerikë myslimanë e kemi refuzue bashkëpunimin me ta”, ka thanë Tërnava, citon Daily Sabah.

Në këtë takim prezent ka qenë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.