Terroristët në sulmin e Londrës, keni m’u çuditë çfarë eksplozivi kanë përdorë

Tre terroristët islamikë, të cilët n’urën e Londrës më 3 Qershor kryen sulm në të cilin humbën jetën shtatë persona, kanë bart rripa të rremë me eksploziv për me shkaktue tutë sa ma të madh, njoftoi policia britanike.

Policia sot publikoi fotografi në të cilat shihet se bahet fjalë për shishe plastike për ujë, të lidhuna me shirit, transmeton AP.