“Terroristët po pregaditen për sulme në trena dhe helmime me ushqim nëpër Europë”

Policia franceze e ka publikue nji letër sekrete bazue në nji analizë të “propagandës xhihadiste” tue paralajmërue për sulme të mundshme nga sulmues kanë me shkaktue përmbysjen e trenave dhe helmime me ushqim, raporton Le Parisien, tue e citue këtë dokument.

“Për shkak të propagandës xhihadiste që ban thirrje për plane për m’i përmbysë trenat, vëmendje e veçantë duhet t’i jepet çfarëdo raporti për ndërhymje apo tentimi për sabotim në ambientet e hekurudhave”, thuhet në raportin shtatë-faqesh të përpiluem nga drejtoria e policisë në fillim të muejit Shtator, dhe citue nga Le Parisien.

Dokumenti, i cili përqendrohet në aspektet e propagandës xhihadiste në tre muejt e fundit, paralajmëron se terroristët janë udhëzue me ba eksplozivë “siç shihet në studim”, të mshefin radikalizmin e tyne, si dhe ju ban thirrje vetmitarëve t’i përmbysin trenat, me jau vnu zjarrin maleve dhe m’i helmue ushqimet në Europë.

Shperndaje në: