Terroristi Abdeslam pranon ekstradimin n’Francë

salahfrance

I dyshuemi për sulmet terroriste në Paris, Salah Abdeslam, ka ndryshu mendje dhe pranon t’ekstradohet për në Francë.

Kjo vjen vetëm dy ditë mbas sulmeve kamikaze që terroristët kryen në Bruksel.

Lajmin se Salah ka pranu të ekstradohet, e bani të ditun avokati i tij, Sven Mari, teksa mbërrinte në seancën gjyqësore që do mbahet sot për masën e sigurisë ndaj terroristit.

Ndërkohë ISIS’i ka marrë persipër sulmet dhe ka shpjegu se ishin hakmarrja e tyne mbas arrestimit nga autoritetet belge të terroristit ma të kerkuem n’Europë, Abdeslam.