Terroristi kosovar vdes në Siri mbasi kryen sulm vetvrasës me kerrin e mbushun me eksploziv

Kosovari Blerim Podvorica raportohet ta ketë vra veten derisa me kerrin e tij të mbushun me eksploziv, sulmoi nji turmë ushtarësh të Assad’it në Tedmur të qytetit perendimor të Sirisë, Homs.

Ngjarja ka ndodhë mbramjen e së Hanës të javës që shkoi.

Vdekjen e kosovarit nga katundi Kojskë i Lipjanit e ka konfirmue vetë vllau i Blerim Podvoricës, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook’ut.

“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citon nji ajet të Kur’anit, vllau i të vramit, derisa jep njoftimin për vrasjen e tij.

Në dy shpërthimet e kerreve me eksploziv, njanin prej të cilëve e kreu kosovari Podvorica, më 12 Qershor në Tedmur, mbeten të vramë 12 ushtarë sirianë, ndërsa në përleshjet që pasuen mbas shpërthimit kishin humbë jetën edhe 30 anëtarët të ISIS’it.

Lajmi se asht vra lipjanasi, Blerim Podvorica, asht dhanë edhe në disa portale tjera kosovare.