Terrorizmi, “Bild”: Rrezik sulmesh në pllazhat europiane

Rrezik për sulme terroriste në pllazhat europiane, sidomos në Itali dhe Spanjë. Alarmin e ka dhanë gjermanja “Bild”, që citon burime pranë shërbimeve sekrete italiane, të cilat janë në kontakt me ato gjermane.

“Plane për sulme terroriste në pllazhat tona”, shkruen gazeta, që tu citue ekspertë të sigurisë shkruen: “të veshun si shitës ambullantë, militantët islamikë mund t’hidhen në erë midis turmës”.

Objektiva konkretë të atentatorëve janë pllazhat e Italisë, Spanjës dhe Francës së jugut, ndërkohë që informacionet e sigurueme që paralajmërojnë rrezikun vijnë nga Afrika.

“Terroristët janë të gatshëm me përdor armë dhe eksploziv. Ndoshta në këtë mënyrë ISIS koncepton nji dimension të ri të terrorit. Pllazhat nuk mund t’mbrohen”, thotë ma tej nji ekspert i sigurisë i cituem nga “Bild”.