Testi i maturës, kujdes me kopjimin, kësaj radhe mbikqyrja asht ma rigoroze

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, ka thanë se gjithçka asht gati për testimin e dytë të maturës për nxanësit e shkollave të mesme të Kosovës.

Gjatë nji interviste në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ky zyrtar i ministrisë ka deklarue se kësaj radhe mbikëqyrësit kanë me qenë ma të ashpër dhe nuk kanë me lejue kopjimin me telefona.

“Ministria i ka ba të gjitha pregaditjet që të realizohet provimi i maturës. Nji prej problemeve ma të mëdha që kemi, asht kopjimi dhe përdorimi i telefonave. Gjatë testit të kaluem, kemi ndërmarrë masat e ndëshkimit për ata që kanë tentue me kopjue”.

“Maturantët s’duhet me i marrë telefonat, për shkak se kemi me qenë rigorozë për ata që kanë tendencë të kopjojnë”.

Ai ka ba me dije se testimi që zhvillohet të Shtunën, në pjesën e parë ka me qenë i fokusuem në pyetjet e gjuhëve dhe matematikës.