Testi i maturës, ministri Bajrami ka fjalë të mira

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizue sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetnore (afati i Gushtit), të cilit i janë nënshtrue mbi 8.500 maturantë, të që nuk kanë arritë pragun e kalueshmënisë në afatin e Qershorit.

Me këtë rast, për të pa nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, i shoqnuem nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka vizitue nxanësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

“Këtu pamë se gjithçka po shkon në rregull. Me kohë janë shpërnda testet dhe po shpresojmë që Matura me dalë sa ma e suksesshme. Tash asht ma lehtë, sepse kemi vetëm 8.500 maturantë dhe ju urojmë të gjithëve që të kalojnë maturën dhe të kyçen në arsimin e naltë”, tha Ministri.

Ministri Bajrami theksoi se jemi marrë vesh me të gjitha universitetet dhe kolegjet që mbas publikimit të rezultateve të hapen konkurset për pranim në universitete.

“Nga këtu garantoj se secili maturant ka me pasë qasje në arsimin e naltë. Kemi vende për krejt, qoftë në sektorin publik, por edhe në atë privat”, tha ai.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetnore për afatin e Gushtit organizohet më 3 Shtator 2016.