Testi për mësimdhanësit, çashtje e mbyllun

Testi vlerësues për performancën e mësimdhanësve dhe profesorëve universitarë për Ministrinë e Arsimit konsiderohet çashtje e mbyllun.

Faton Fetahu, asistent personal- ligjor i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte zgjedhë rrjetin social ‘Viber’ për t’i kthye përgjigje televizionit Tribuna, por pa u lëshue në shpjegime të hollësishme.

“Meqenëse MASHT e konsideron të mbyllun këtë çashtje, atëherë vlerësojmë se kemi thanë tana ato që duhet thanë. Faleminderit shumë për mirëkuptim” ka thanë Fetahu.

Sindikata e Bashkueme e Arsimit Shkencës dhe Kulturës për Tribuna Channel kanë deklarue se në asnji mënyrë nuk kanë me pranue të bajnë këtë test. Ata thonë që ky test asht ofendim i diplomës.