Testohet alarmi në heshtje prej 30 sekondave

Komuna e Prishtinës sot n’ora 12:00, ka me ba testimin e radhës të sistemit të alarmimit në qytet.

Edhe kësaj radhe testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do te prodhohen tinguj të alarmit sikur në muejt e kaluem.

Simbas Komunës së Prishtinës, testimet me tingull ka me u realizue çdo tre muej, prandaj në Shtator sistemi i alarmimit do të testohet me tingull.

Kësaj radhe sheja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njitrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.