Tetë kandidatë në garë për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit ka përfundue në kohën e parapame.

Simbas njoftimit, deri në përfundim të ditës së Ejte në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikue: 5 Parti Politike, dhe 3 Kandidatë të Pamvarun.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka me shqyrtue krejt dokumentacionin e pranuem dhe mbrenda afatit të parapamë ka me ba rekomandimin përkatës te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) kanë me u mbajt me 04 Dhetor 2016.