‘Teuta po flijohet për vlla’

Deputeti i LDK’s, Ramiz Kelmendi, n’emisionin në RTV Dukagjini, ka folë edhe për vendimin e Teuta Rugovës për me votue koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN).
“Teuta Rugova asht viktimë e nji detyrimi familjar. Të gjithë e dimë se motra gjithmonë flijohet për vëlla”, ka thanë Kelmendi.

Ai ka shtue se nëse Teuta voton PAN’in, ajo nuk mund t’ulet me LDK’n.