Teuta Rugova mungoi edhe sot në seancë

Deputetja e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Teuta Rugova, ka zgjedh si duket që persëri me bojkotue seancën e Kuvendit të Kosovës.

Rugova e cila në bazë të Ligjit do të duhej t’ishte e ulun pranë kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, si deputetja ma e re e Legjislaturës së Gjashtë, mungon edhe sot.

Teuta Rugova ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës vetëm në momentin e betimit të deputetëve të kësaj legjislature.