Texas, shiu dhe vërshimet katastrofale vazhdojnë edhe sot

Stuhia Harvey pritet me goditë sërish sot Texasin. Simbas parashikimeve, disa zona mbrenda dhe rreth Houstonit kanë me u përballe me shtim të sasive të rreshjeve deri në 30 cm, tue e çue sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në nji pjesë të qytetit. Deri tash konfirmohen të paktën 8 viktima, pasojë e asaj që konsiderohet si stuhia ma e fortë që ka goditë Shtetet e Bashkueme në ma shumë se nji dekadë.

Pjesa juglindore e Texasit vazhdon të përballet me shi të fuqishëm, pasojë e stuhisë tropikale Harvey që ka shkaktue përmbytje katastrofike në nji nga qytetet ma të mëdha të Shteteve të Bashkueme.

Ndërsa, disa prej të evakuuemve përballen me vështirësi në gjetjen e nji strehe për m’u mbulue nga shiu, shqetësim mbetet nji goditje tjetër e stuhisë që pritet me ndodhë të Mërkurën.