Texas, tash tutë për shpërthimin e fabrikës kimike

Nji zonë rreth nji fabrike kimike në Texas, asht evakuue mes tutës se objekti mundet me shpërthye për shkak të damtimeve nga përmbytjet e uraganit Harvey.

Kimikatet e paqëndrueshme në fabrikën “Arkema” në Crosby të Texasit munden me u përhapë, sepse frigoriferët që i mbajnë ato në temperatura të qëndrueshme janë jashtë përdorimin, tha kompania në nji deklaratë të Martën.

“Situata u ba serioze – tha kompania në nji deklaratë –Edhe pse na nuk besojmë se ka ndonji rrezik të afërt, potenciali për nji reagim kimik që mundet me çue në zjarr ose shpërthim, asht mase i vërtetë”.