Thaçi: Asht përgjegjësi e naltë e çdo deputeti me lanë mentalitetin provincial dhe me votue Demarkacionin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi asht kallxue i sigurt se Kuvendi ka me votue Demarkacionin me 1 Shtator.

Simbas tij, marrëveshja për shejimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi përveç që sjell liberalzimin të vizave për kosovarët hap rrugë edhe për themelimin e Ushtrisë.

“Nuk ka dështim, Demarkacioni ka me kalue, asht marrëveshje e saktë, asht e drejtë”, ka deklarue Thaçi gjatë nji vizite në fshatin Rrance të Shtimës.

“Asht në interesin e dyanshëm, asht në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, asht edhe në interesin e frymës deh agjendës euroatlantike, për domosdoshmëninë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosuna të Kosovës”, ka thënë presidenti.

“Tashma dilema nuk ka, gjithçka asht e qartë dhe pritet përgjegjësi e naltë e çdo deputeti që të del mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të voton në interes të shtetit”, ka vazhdue tutje Hashim Thaçi.