Thaçi: Askush me mentalitet provincial s’mundet me mbajt peng t’ardhmen europiane të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklarue se askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provincial të mbajë peng të ardhmen e Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial të mbajë peng të ardhmen europiane të Republikës së Kosovës. Prandaj, besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjanat kanë me shkue në drejtim të duhun”, ka thanë Thaçi, transmeton kp.

Thaçi ka thanë se si president i vendit, mbështetë procesin e Demarkacionit me Malin e Zi, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe çashtje të tjera, të cilat simbas tij ndërlidhen në të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.