Thaçi: Bajrami asht festë e bashkimit!

Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit e ka vizitue edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thanë së asht kënaqësi si President i vendit me i urue qytetarët për festën e Fitër Bajramit.

“Asht kënaqësi për mue si President i vendit me urue qytetarët për festën e Bajramit, e cila asht nji festë e bashkimit pa dallime. Kjo festë asht e vlerave ma fisnike njerëzore”, ka thanë Thaçi.