Thaçi: Bashkëpunimi me institucionet ka ba që EULEX’i me pasë shumë suksese në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim edhe shefen e re të EULEX’it, Alexandra Papadopoulou.

Me shefen e EULEX’it, kreu i shtetit ka diskutue për bashkëpunimin e mirë të institucioneve të Kosovës me EULEX’in, për shtimin e kapaciteteve të reja dhe për sfidat e institucioneve të drejtësisë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Bashkëpunimi me institucionet dhe puna e mirë e EULEX’it kanë ba që deri tash ky mision me pasë shumë suksese në Kosovë. Falë mbështetjes së EULEX’it edhe institucionet tona të drejtësisë janë fuqizue dhe kanë rritë kapacitetet e tyne të punës”, asht shprehë presidenti Thaçi.