Thaçi: Beau mbetet simbol i vlerave tona të perbashkëta!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë në përurimin e rrugës së emnueme me emnin e djalit të ndjemë të zv/presidentit amerikan, Joe Biden.

Thaçi ka thanë se i ndjemi ka ba shumë për Kosovën dhe ka punue që Kosova mos të jetë vetëm nji shoqni e lirë, por me të drejta të barabarta.

“Joseph Beau Biden njihet nga mbanë bota. Na kemi luftue që secili të jetë i lirë, dhe intervenimi humanitar i SHBA’ve na ka ndihmue, prandaj partneriteti na ka ba ma strategjik dhe na ka ndihmue në rrugën euroatlantike. Joe Biden ka qenë përkrah nesh, e djali i tij Beau do të mbetet deri në përjetësi simbol i vlerave tona të përbashkëta”, tha Thaçi.

Simbas tij, Beau para se të vdiste ka thanë se nuk asht mirë të fokusohesh te caku, pa i shikue mjetet që përdor për me arritë aty.

“Nëse i mbështetim LGBT nuk na ban ma të dobët, por ma të fuqishëm dhe ma të naltë, nëse me Malin e Zi formojmë kufinin mes nesh, na ban fitues të perbashkët të nji t’ardhme të perbashkët në NATO, nëse me Serbinë bajmë pajtim dhe paqe, të gjithë do të jemi fitues”, tha tutje Thaçi.

Ai informoi se Kosova asht storie e suksesit dhe fenomenale, tue shtue se Kosova ka me qenë perherë mirënjohëse SHBA’ve.