Thaçi: Beogradi të njohë Kosovën. Serbët e quejn qesharake!

Kerkesa e presidentit të porsazgjedhun, Hashim Thaçi, që Serbia ta njohë Kosovën, ka ngjallë reagime në qeverinë e Aleksandar Vucic.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i ka konsideru deklaratat e Thaçit si qesharake.
Simbas tij, njohja e Kosovës asht nji thirrje e pavlerë nga presidenti Thaçi.

“Unë mund vetëm të qesh. Ne duem marrëdhanie normale me shqiptarët, nuk duem që çdo ditë të polemizojmë përmes mediave. Unë mendoj se do të jetë shumë ma e përgjegjshme dhe serioze që në vend të shitjes së andrrave të mëdha dhe separatiste, të mendojnë se si të punësojnë 40 deri në 60 për qind e të papunëve në krahinën tonë jugore”, ka thanë Gjuriç para gazetarëve në Beograd.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë shton ma tej se Thaçi dhe ministrja për Dialog Edita Tahiri, vetëm mund t’andërrojnë për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë dhe Metohi.

“Ky asht nji mesazh për serbët që thotë, ‘na nuk ju duem këtu’. Unë jam i bindun se shumica e atyne njerëzve përgjegjës, serioz dhe të ndershëm nuk mendojnë kështu dhe na kurrë nuk do të lejojmë që institucionet tona të menjanohen”, shprehet ai.