Presidenti i zgjedhun Thaçi uron Kosovën për anëtarësim në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave

Presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes nji statusi në Facebook ka urue Kosovën për anëtarësimin në Buronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, tue thanë se asht nji mundësi e shkëlqyeshme për bizniset kosovare.
Ky asht postimi i plotë:
Kosova u bë anëtare e Burosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, një ndër organizatat më të vjetra ndër-shtetërore në botë. Aplikimi është bërë vitin e kaluar, por tani kemi marrë edhe njoftimin e anëtarësimit si shteti i 170-të anëtar i BIE. Anëtarësimi hap dyert pjesëmarrjes sonë në ekspozitat botërore EXPO si dhe në panairet e tjera të rëndësishme nëpër botë. Mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare.