Thaçi dekoron 13 personalitete të kulturës e shkencës nga Shqipnia

Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së sotme në Tiranë, ka me dekorue 13 personalitete shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyne të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Në kuadër të agjendës zyrtare, Thaçi rreth orës 14:00 ka me vizitue familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli.
Simbas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me këtë rast kreu i shtetit të Kosovës, ka me dekorue shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.

Veç Dritëro Agollit, Presidenti i Kosovës ka me dekorue edhe 12 personalitete të tjera, disa mbas vdekjes.

Me Urdhnin e Pamvarësisë kanë me u dekorue:

Dritëro Agolli

Xhevahir Spahiu

Moikom Zeqo

Shaban Sinani

Ekrem Bardha

Vladimir Prela, mbas vdekjes

Sabri Godo, mbas vdekjes

Ndërsa me Urdhnin Presidencial për Merita kanë me u dekorue:

Naim Zoto

Agim Doçi

Gjok Beci, mbas vdekjes

Eduard Mazi

Fatime Sokoli, mbas vdekjes

Edmond Zhulali