Thaçi, Delawie, O’Connell e Lunacek ju bashkohen parades për LGBT’n!

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ju ka bashkue paradës së komunitetit LGBTI që asht organizue kundër homofobisë dhe transfobisë.

Kësaj parade ju ka bashkue edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me euro deputeten Ulrike Lunacek dhe Ambasadorin britanik Ruairí O’Connell.

Lunacek ka thanë se homoseksualet do ta kenë trajtimin e duhun, sepse simbas saj, asht e drejte që të dalin dhe të kenë të drejta të barabarta.

“Friga nuk duhet të egzistoj në shoqninë tonë. Komuniteti LGBTI duhet të përfshihet në të gjitha institucionet”, ka thanë ajo.

 

lgbtmarshimiii