Thaçi: Demarkacioni, i saktë, Kosova ka me lëvizë me hapa të sigurt për liberalizimin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thanë se asht i bindun se Kosova ka me lëvizë në hapa të sigurt sa i përket liberalizimit të vizave.

Këto komente ai i bani gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesin e BE’s, Samuel Zhbogar me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë me ç`rast shtoi se beson fuqishëm se ka me u mbyllë me sukses edhe kriteri shtesë sa i përket liberalizimit, i cili asht Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi.

Sa i përket kësaj marrëveshje, i pari i Kosovës ka thanë se asht e saktë, por simbas tij asht e mirëseardhun çdo këshillë.