Thaçi: Demarkacioni ka me u ratifikue. Në Pejë askush nuk e sheh si kauzë

President Hashim Thaçi, gjatë vizitës që i bani sot fshatit Gorazhdec të Pejës tha se marrëveshja e Demarkacionit e kufinit me Malin e Zi, ka me u ratifikue dhe se të gjithë duhet me i kqyre agjendat europiane të Kosovës e jo interesat e palëve.

Ai gjithashtu deklaroi se gjatë ditës ka bisedue edhe me qytetarët e Pejës, të ritë e bizniset tue shtue se askush nuk e sheh çashtjen e Demarkacionit si kauzë.

I bindun ne ratifikimin e kësaj marrëveshjeje asht shprehe edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, i cili tha se çashtje në Qershor ka me qene në Kuvend dhe se nuk beson se ka me pase ndonji problem.