Thaçi: Demarkacioni, punë e kryeme

thaciiiii

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se roli i EULEX’it asht specifikue në letrat që i kanë shkëmbye me shefen e BE’s Mogerini.

“Mogerini ka kthye përgjigje pozitive në letrën time tash mbetet tek autoritetet vendore që me punue Mendoj se gjithçka asht e specifikueme në letrën e Mogerinit”.

“Na duhet me punue që misioni i EULEX’it të ketë nji përmbyllje të suksesshme”, ka thanë Thaçi për RTK’në.

Ai ka thanë se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnji çashtje të hapun kur asht pyetê për Demarkacionin.

“Në politikë gjithmonë dalin tema që janë të diskutueshme, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çashtje  të hapuna në mes veti. Demarkacioni asht punë e kryeme, tash duhet me u marrë vendimi dhe në Kuvend”.