Thaçi dhe homologu i tij slloven hapin forumin ekonomik Slloveni-Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, ka marrë pjesë sot edhe në hapjen e Forumit Ekonomik Kosovë-Slloveni, të organizueme nga dhomat ekonomike të Sllovenisë dhe të Kosovës.

Forumi asht hap nga presidenti Thaçi dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor.

Presidenti Thaçi u shpreh se Sllovenia, si investitorja e dytë ma e madhe në Kosovë, asht partnere e randësishme ekonomike e Kosovës.

Presidenti Thaçi i vendit theksoi se këto të arrituna të Kosovës reflektojnë nji besim ma të madh të bizneseve për të investue në Kosovë dhe për potencialet e Kosovës për zhvillim ekonomik.

Homologu i presidentit Thaçi, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha Sllovenia ka përvojë të çmueshme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se shtetet e tjera duhet me marrë shembull nga shteti slloven.

Zavendëspresidenti i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë së Sllovenisë, Martin Novshak, tha se ky forum asht rast i mirë për me kërkue mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, theksoi se diskutimet janë posaçërisht të përqendrueme në çashtjet që kanë të bajnë me Europën, ekonominë, mjedisin, arsimin dhe përvojën.