Thaçi dhe Vokrri optimiste për anëtarësimin në UEFA

Disa orë para udhëtimit të Federatës së Futbollit Kosovar në Budapest të Hungarisë, Presidenti Hashim Thaçi priti në takim kryetarin Fadil Vokrrin, dhe Sekretarin Eroll Salihun.

Thaçi u shpreh optimist që futbolli kosovar ka me pas nji përgjigje pozitive nesër kur edhe ka me u votue Kosova se a me qenë antëare e UEFA a jo.

E kryetari i FFK’s Fadil Vokrri, tha se përkundër vështërsive që kanë pasë, shprehu besimin që kanë me pasë shumicën e votave për me u pranue në institucionin më të naltë europian të futbollit.

Ndryshe, Kosovës për me u pranue në Federatën Europiane të Futbollit, i duhen 28 vota nga 54 shtete anëtare të këtij kongresi. E në rast pranimi në UEFA, Kosovës ka me iu lehtësue pranimi në Federatën Botnore të Futbollit (FIFA), kongresi i së cilës ka me u mbajtë me 12 dhe 13 maj në Meksikë.