Thaçi: Dhuna nuk ka vend në Kosovë, secili ka të drejt me u kthye në vendin e tij të origjinës

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thanë se janë të papranueshme skenat që janë pa të Diellën në fshatin Mushtisht dhe ka ba thirrje që të respektohet e drejta e secilit që të kthehet në pronat e veta.

“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, asht shprehë presidenti Thaçi, i cili ka shtue se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”. Ai ka përsëritë se asht e drejtë e secilit që të kthehet në pronën e tij dhe në vendin e tij të origjinës.

Thaçi ka thanë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyne të origjinës, në pronën e tyne. “Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha presidenti Thaçi, tue ba thirrje që të gjithë të respektojnë këtë të drejtë.

“Çashtja e të zhdukunve, e të zhvendosunve, e pronave të uzurpueme janë plagë të hapuna nga lufta. Duhet me i mbyllë sa ma parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”, ka thanë presidenti Thaçi, i cili theksoi se e ardhmja asht në paqe, dialog dhe bashkëpunim.

Ai ka shtue se, dhuna nuk ka vend në Kosovë, tue përfundue se, drejtësia ka me u marrë me të gjithë ata që kanë krye krime në të kaluemen, meqë “drejtësia asht kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike”, thuhet në komunikatën e dërgueme për media.