Thaçi: Europa penalizon kosovarët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentue raportin e sivjetëm të Komisionit Europian për Kosovën.

Ai ka thanë se Bashkimi Europian në mungesë të unitetit përmbrenda, ka deshtue dhe po vazhdon me deshtue në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Si pasojë e kësaj qasje të BE, presidenti Thaçi ka thanë se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluem në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë.

Presidenti Thaçi ka thanë se si ishte prite, fokusi i raportit edhe këtë radhë asht te ngecjet dhe kritikat e ndryshme.

Por, derisa në njanën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ai ka thanë se ato qëllimshëm theksohen tejmase për me justifikue paaftësinë dhe jounitetin e BE’s për me ja ofrue Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit.

Statusi i plotë i presidentit Thaçi:

Raporti i Komisionit Europian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me të drejtë theksohet rëndësia e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit. Kosova përballet me shumë sfida që kërkojnë punë serioze për tejkalimin e tyre. Por, ne nuk do të pranojmë që qytetarët tanë të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë. Përkundër këtij fakti të hidhur, qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dilemë sa i përket jetësimit të vizionit tonë për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë dhe nuk heqim dorë. Por, tani është koha që edhe BE-ja të jetë e qartë me Kosovën. HTH