Thaçi e jep datën kur mundet me u krye reforma zgjedhore!

hashim-thaci-zyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në takimin e dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike për reformën zgjedhore, ka thanë se për me arritë reformen në sistemin zgjedhor duhet me ba në radhë të parë reforma ligjore.

“Nevojitet Amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacioni që prek sferën e zgjedhjeve”, ka thanë ai.

“Na i kemi listue çashtjet që prekin ndryshimet kushtetuese dhe çashtjet që prekin ndryshimet ligjore. Me çashtjet ligjore që kerkohet të ndryshohen mund të lëvizim ma shpejt, ndërsa ato kushtetuese kerkojnë nji kohë ma të gjatë, por jo ma gjatë se mueji Prill”, ka thanë presidenti Thaçi.