Thaçi e jep nji lajm të madh për policinë tonë!

policiaa

Mbas nji vlerësimi që ‘Transaprency International’, ditë ma parë, dha për Policinë e Kosovës, punën e këtyne të fundit e ka lavdue edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi pohon se nivelin e naltë të përgaditjes së Policisë kosovare tregon edhe parandalimi i nji sulmi terrorist nga ana e PK’s, i planifikuem me ndodhë të Shtunën, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipni-Izrael.

 

Ky asht shkrimi i Thaçit në Facebook:

 

Jam krenar që edhe “Transaprency International” e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.

Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.

Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.

Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.

Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji.