Thaçi e Jevtiç – ministrat ma jotransparentë

Edhe në këtë vit, në Qeverinë e Kosovës nuk vërehet nji trend pozitiv i rritjes së transparencës në dokumenteve të publikueme që kanë të bajnë më prokurimin publik.

Kështu u tha edhe sot gjatë nji tryeze të organizueme nga Instituti Demokrati i Kosovës, me temë “Indeksi i transparencës në Prokurimin Publik për kabinetin qeveritar të Kosovës”.

Visar Sutaj nga KdI tha se Qeveria po vazhdon të jetë jo transparente, sidomos kur bahet fjalë në kontrata të mëdha tenderuese.

Simbas tij, sa ma e naltë të jetë transparenca aq ma naltë ka me qenë besueshmënia e qytetarëve.

Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP tu’marrë shembull negativ të jo transparencës tha se Qeveria nuk asht transparente kur bahet fjalë për tendera milionëshe.

Simbas KDI’s, ministria më transparente asht ajo e Financave, ndërsa nga ministritë më jo transparente i prin ajo e Planifikimit Hapësinor, e Punëve të Jashtme dhe Ministra për Komunitete dhe Kthim .