Thaçi e ka nji mesazh të qartë për Serbinë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takue kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukun, Prenk Gjetaj.

Me kryesuesin Gjetaj, presidenti Thaçi ka bisedue rreth angazhimit për me mbyllë kapitullin e personave të pagjetun dhe për hapat e ardhshëm që duhet me ndërmarrë.

“Çashtja e të pagjetunve asht çashtje humanitare dhe politika në Serbi duhet me qenë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, ka thanë presidenti Thaçi.

Kryesuesi i komisionit për personat e zhdukun, Prenk Gjetaj, e informoi presidentin Thaçi se deri ku ka arritë puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyne.

Presidenti Thaçi ritheksoi se mbetet i përkushtuem që sa ma shpejtë të mbyllet kjo çashtje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje për qytetarët tanë.